Vieri: Haaland më i mirë se Van Basten në të 20-at

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Christian Vieri e ka lavdëruar sulmuesin e Borussia Dortmund dhe Norvegjisë, Erling Braut Haaland. “Madje as Marco van Basten nuk ka qenë kaq i mirë në moshën 20 vjeçare”

Përfaqësuesi në pension i Italisë është jashtëzakonisht i impresionuar nga Haaland, i cili i ka mbushur 21 vjeç dhe ka shënuar 41 gola në 41 ndeshje zyrtare për klubin e tij në sezonin e kaluar.

Vieri ka folur në kanalin e tij në Twitch, Bobo TV, derisa është pyetur nëse Haaland është një përzierje e tij dhe Adrianos.

“Kam luajtur me Adrianon kur ai ishte 20 vjeç, por braziliani nuk ishte më i fortë se Haaland”, është përgjigjur ish sulmuesi i Interit.

Të ngjashme