Vieri: Ronaldo, fitore si në lotari për futbollin italian

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 16:46 | Nga

Christian Vieri është i lumtur që Cristiano Ronaldo do ti bashkohet Juventusit – “pasi që për futbollin italian kjo është sikurse të fitosh lotari”
Superylli i Real Madridit është ndërlidhur me një kalim të befasishëm tek Bianconeri, të janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e tij.

“Për futbollin italian kjo është sikurse të fitosh lotari”, ka thënë Vieri për Bein Sports, transmeton GazetaExpress.

“Njerëzit nuk e duan shumë Serie A jashtë kufijve, se nuk ka superyje sikurse kishte më parë. Ronaldo do ta ringjallë këtë trend”.

“Tani të gjithë do të jenë më të motivuar për ta shikuar ligën tonë, cdo të diele bota dëshiron të shoh nëse Ronaldo do të shënoi golë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme