Villarreali fiton ndaj Levantes

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Villarreali ka shënuar fitore ndaj Levantes në La Liga. Ndeshja e zhvilluar të shtunën përfundoi 2-1 ndërsa të parët kaluan në epërsi vendasit.

Fer Nino shënoi në minutën e 19-të për rezultatin 1-0. Me të filluar pjesa e dytë, vendasit vazhduan me presion dhe golin e dytë e shënuan në minutën e 54-të, përmes sulmuesit Gerard Moreno.

Golin e vetëm për Levanten e shënoi Sergio Leon, në minutën e 73-të për rezultatin final, 2-1.

Kjo fitore e renditet Villarreali në pozitën e 4-t me 29 pikë ndërsa Levante në të 12-n, me 18 sosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme