Villas-Boas: Herët a vonë, Mbappe do të përfundojë në Real Madrid

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Andre Villas-Boas beson se sulmuesi Kylian Mbappe pothuajse me siguri do të përfundojë te Real Madridi në një moment në karrierën e tij, duke intensifikuar gjithnjë e më shumë thashethemet rreth një transferimi.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germain skadon në qershor të vitit 2022 dhe ai thuhet se po kërkon të largohet nga Parc des Princes këtë verë.

Mbappe ka shumë klube që e duan, por admiruesit më të vjetër të francezit janë gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Edhe trajneri portugez, Villas-Boas beson se sulmuesi i talentuar francez herët a vonë do të përfundojë në Santiago Bernabeu.

“Unë mendoj se Mbappe do të përfundojë në Real Madrid herët a vonë”, ka thënë fillimisht Villas-Boas për Sport Bild.

“Cristiano Ronaldo nënshkroi për Real Madrid si një yll dhe u bë edhe më i mirë, dhe unë mendoj se Mbappe mund të bëjë të njëjtën gjë”, përfundoi portugezi.

Ish-trajneri i Marseille gjithashtu tregoi se ekipi kombëtar i Francës është më i përshtatshëm për Mbappen dhe mendon se Les Bleus merr më shumë nga lojtari sesa vet ekipi i PSG-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme