Vinicius Junior e paralajmëron Real Madridin

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Vinicuis Junior ka thënë se do të jetë i durueshëm në përfshirjen e tij në skuadrën e parë të Real Madridit.

Vinicus Junior ka deklaruar për media se ai do të punoj shumë dhe se përfshirja në skuadrën e parë do të vije me kohë.

“Çdo gjë do të ndodh në kohë”, ka thënë fillimisht Vinicius Junior, përcjell “lajmi.net”.

“Unë vetëm duhet të punoj shumë dhe t’i tregoj cilësitë e mija, pasi është një nder për mua që të luaj në skuadrën e parë”.

“Ishte një ditë për tu mbajtur mend kur debutova ndaj Atleticos në Bernabeu dhe gjëja që më bënë të lumtur është që jem pjesë e kësaj skuadre”, ka shtuar më tej talenti i Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme