Vinicius: Stërvitjet po i bëjmë sikur një futbollist kur kthehet nga lëndimi

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është kthyer që disa ditë në stërvitje.

Të besuarit e Zinedine Zidane po punojnë shumë këto ditë në mënyrë individuale, para se Qeveria e Spanjës të japë urdhrin për stërvitje kolektive, që pritet të ndodhë nga e hëna, me 18 maj.

Lidhur me kthimin në fushë ka folur për Real Madrid TV Vinicius Junior.

“Jam shumë i lumtur për kthimin në stërvitje me shokët dhe që po e veshi këtë fanellë këtu në qendrën stërvitore të Madridit. Jam i lumtur dhe tani duhet të punojmë shumë”, u shpreh Vinicius.

“Po stërvitemi pak nga gjithçka; palestër, me top, lëvizshmëri … Është një hap i shkëlqyeshëm për ne”.

“Duhet ta ndiejmë topin, që nuk kemi luajtur për një kohë të gjatë dhe nuk ishim të gjithë bashkë”.

“Gjëja më e rëndësishme është të shijosh momentin, edhe pse është pak e çuditshme. Është e vështirë të stërvitemi kështu, është paksa sikur kur kthehesh nga lëndimi”. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme