Vit përcaktues për ngjarjet e mëdha

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Viti që shkoi – 2018 u vlerësua për rezultatet e arritura nga futbolli dhe xhudoja.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e mbylli vitin pa asnjë humbje, kurse xhudistët me më së shumti medalje të fituara ndonjëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Por viti i ri – 2019 – mund të jetë përcaktues për këto dy sporte dhe të tjera olimpike për ngjarjet e mëdha, si Euro 2020 në futboll dhe Lojërat Olimpike.

Përfaqësuesja e futbollit në vitin 2019 do ta ketë ciklin e rregullt kualifikues për kampionatin evropian, kurse xhudistët, karateistët, boksierët dhe të tjerët do të kenë garat kryesore për të fituar norma për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike që mbahen në Tokio të Japonisë më 2020.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, thotë se përfaqësuesja ka gjasa të mëdha që këtë vit të arrihen sukseset më të mëdha – kualifikimi në “Euro 2020”.

Kur e thotë këtë ai mendon kualifikimin në Evropian në një grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Vetëm dy të parat e grupit kualifikohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme