Viti i parë i Salahut te Liverpooli: shumë gola dhe disa aksidente në trafik

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 14:06 | Nga

Pas kalimit të madh te Liverpooli verën e shkuar, Mohamed Salah nuk pati telashe të vazhdojë me shënimin e golave në Angli.

Por Salah kishte probleme me vozitjen, që është krejtësisht një tregim tjetër për sulmuesin egjiptian. Salah te Liverpooli u transferua nga Roma për 42 milionë euro dhe në edicionin e parë me fanellën e ekipit anglez shënoi 44 gola në të gjitha garat, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Ai ka zbuluar se në javët e para te Liverpooli pati vështirësi në komunikacion, ndonëse më herët kishte jetuar për një kohë të shkurtër në Londër kur ishte pjesë e Chelseat.

Salah ka treguar se rrugëve të Liverpoolit pati disa aksidente me veturën e tij, por që nuk bëri dëme të mëdha. Problemi më i madh për Salahun ishte vozitja në krahun e djathtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme