Vjen dorëheqja e madhe nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shkaku i situatës së krijuar në futbollin kosovar

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Flamur Bunjaku edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së te cilit i prin Agim Ademi.

Bunjaku këtë vendim e ka marr si rezultat i pakënaqësive te krijuara brenda FFK-sa javëve të fundit, ndërsa qe një kohë të gjatë në shenjë paknaqësie nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

Letrën e dorëheqjes së Bunjakut e ka publikuar Gazeta Olle.

Flamur Bunjaku ka qenë krahu i djathtë i legjendës dhe ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit.

Edhe kontributi i tij ishte i madh për pranimin e Kosovës në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA e FIFA.

Të ngjashme