Vjen goli i parë i derbit Feronikeli-Prishtina, vendasit në epërsi

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Është realizuar goli i parë i ndeshjes midis skuadrave FK Feronikeli dhe FC Prishtina.

Ishte futbollisti Yll Hoxha ai i cili tundi rrjetën e prishtinasve në minutën e 73’.

Ndërsa pjesa e parë e këtij takimi kishte përfunduar me barazim (pa ndonjë gol të shënuar).

Këtë ndeshje të rëndësishme për futbollin kosovar është duke e ndjekur edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili është ulur në anën e nikoqirëve.

Lexo edhe: Shumë shikues po e përcjellin në sheshin e Prishtinës ndeshjen me Feronikelin.

Të ngjashme