Vjen goli i tretë, shënon Vedat Muriqi

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës, sonte në stadiumin”Fadil Vokrri”, e luan ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kësaj here “Dardanët” do të luajnë përballë Irlandës së Veriut.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse në dy ndeshjet e kaluara në “Nations League” ka arritur që të marrë një fitore dhe një barazim.

Në ndeshjen e parë Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire me rezultat 0:2, ndërkaq kundër Greqisë ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0:1.

21:53 – Kosova e shënon golin e tretë ndaj Irlandës së Veriut

Kosova e ka nisur furishëm pjesën e dytë.

Vetëm disa minuta pas fillimit, Vedat Muriqi e ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshjen për “Dardanët”.

Tani rezultati në “Fadil Vokrri” është 3:1.

21:46 – Nis pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kosova -Irlanda e Veriut.

Në “Fadil Vokrri” aktaulisht Dardanët po fitojnë me rezultat 2:1.

21:31: Përfundon pjesa e parë, Kosova – Irlanda e Veriut 2:1

Kosova është në epërsi prej 2:1 ndaj Irlandës së Veriut pas 45 minutave të para. Epërsinë “Dardanëve” ia dha Vedat Muriqi në minutën e 9-të.

Për 2:0 realizoi Zymer Bytyqi në minutën e 20-të.

Ndërkaq në minutën e 44-të mysafirët arritën ta ngushtojnë epërsinë në 2:1.

21:30 –  Irlanda e Veriut e ngushton epërsinë ndaj Kosovës

Irlanda e ka ngushtuar epërsinë ndaj Kosovës.

Rezultati aktual është 2:1 në favor të “Dardanëve”.

Në minutën e fundit të kohës rregullt ka realizuar Lawery.

21:06 – Kosova e dyfishon epërsinë

Kosova e ka shënuar golin e dytë në përballje me Irlandën e Veriut.

Golin e dytë e realizoi Zymer Bytyqi, pas asistimit të Milot Rashicës.

20:54- Kosova kalon në epërsi ndaj Irlandës së Veriut

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës së Veriut.

Nga pika e bardhë realizoi Vedat Muriqi në minutën e 9-të.

20:45 – Nis ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut.

Të ngjashme