Vjen reagimi i kryeministrit Kurti, pas humbjes së Kosovës nga Greqia

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë.

Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithça çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram.

Të ngjashme