Vjen reagimi i parë i Granit Xhakës pas eleminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Zvicrës u përshendet me Kupën e Botës në fazën e 1/8-tës pasi u mposht nga ekipi i Portugalisë, me rezultat të thellë 6-1.

3 ditë pas eleminimit ka reaguar për herë të parë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka në rrjetet e tij sociale.

Futbollisti shqiptar ka falënderuar të gjithë për përkrahjen derisa ka shtuar se do të kthehen edhe më të fortë.

https://www.instagram.com/granitxhaka/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3fb36cd0-89b9-4754-9e76-7a9e5a33e987


“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë është për të ardhur keq që Kampionati Botëror përfundoi ashtu siç përfundoi”.

“Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë kësaj gare – kjo do të thotë vërtet shumë për ne”.

“Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës në Instagram transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme