Vlora Çitaku për Xhakën e Shaqirin: Djema, borxhin ndaj Kosovës e keni la

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 11:13 | Nga

Të premtën u realizua ndeshja futbollistike mes Zvicrës dhe Serbisë.

Kjo ndeshje do të mbahet mend përherë tek shqiptarët kudo në botë, kjo për shkak se ishin dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ata që i siguruan fitoren kombëtares së Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Fitorja e Zvicrës dhe golat e Xhakës dhe Shaqirit janë komentuar shumë në rrjete sociale, sidomos simboli i shqiponjës që të dy futbollistët e kanë bërë pas shënimit të golave.

Edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një statusi në rrjete sociale ka falënderuar Xhakën e Shaqirin për emocionet që i kanë sjellë gjithë kombit shqiptar atë mbrëmje.

“Tash, duhet me folë drejtë. Nuk kam pasë zemër me e pa lojën Zvicër – Serbi. Bile, bash në atë kohë e lash me u pa me Ambasadorin e Norvegjisë në SHBA. Dojsha me më kalu koha diqysh. Edhe veq me e pa rezultatin në fund. Cilido qoftë. Ja, po e pranoj, nuk jam aspak e fortë, së paku jo sa ata djem në fushë të futbollit. Diqysh, më vike keq për ta. Më vike keq, e ndjeja dhimbje se bartnin mbi supe një barrë që ndoshta nuk ju takon. Më vike keq që ju ra hise atyre me e vëndosë drejtësinë. Me fitu aty ku unë e shumë të tjerë e kemi për detyrë me fitu, po shpesh nuk ia kemi dalë.
Djema, borgjin ndaj Kosovës e keni la. Sa të jem gjallë kam me e kujtu ditën e djeshme. Faleminderit. Përulësisht.”, ka shkruar Çitaku. 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme