Voca, mesfushori defensiv më i vlefshëm në Zvicër

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Reprezentuesi i Kosovës, Idriz Voca, është mesfushori defensiv më i shtrenjtë në futbollin zviceran, ka shkruar të premten e përditshmja “Blick”.


22-vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës së Luzernit, ka vlerë prej tre milionë eurosh, e cila e bën lojtarin më të shtrenjtë në rolin e tij në Zvicër.

Voca ka debutuar me ekipin e parë në edicionin 2017/18 dhe shpejt ka arritur të bëhet lojtar kyç. Ai deri më tani ka regjistruar 52 ndeshje në Superligën e Zvicrës, duke shënuar një gol dhe asistuar katër të tjerë.

“Personalisht, nuk iu kushtoj rëndësi detajeve të tilla, pasi vetëm dua të luaj futboll. E rëndësishme është për mua që të kem paraqitje të mira dhe të mos merrem me vlerën time”, është shprehur Voca, që ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2021.

Të ngjashme