Vogel: Xhaka ishte më mbresëlënës sesa Salah dhe Shaqiri

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel ka plot lëvdata për Granit Xhakën.

Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel, beson se Granit Xhaka ishte futbollisti më i mirë që ai e kishte parë në Basel, duke i kaluar Xherdan Shaqirin dhe Mohamed Salahun.

Xhaka ishte një nga shumë futbollistë që depërtuan nga skuadra e njohur zvicerane tek klubet e mëdha evropiane.

“Granit Xhaka  ishte lojtar më mbresëlënës gjatë kohës time në Basel. Ju duhet ta dini kontekstin. Xherdan Shaqiri erdhi me pritshmëri të larta dhe ai menjëherë u integrua në skuadër dhe bëri punë të mrekullueshme”, tha Vogel për “Goal”., transmeton lajmi.net.

“Në vitin e parë në Kampionat, ne ishim jashtëzakonisht afër triumfit. Në xhiron finale, ne e kishim një ndeshje si mysafir kundër Young Boys, që ishte për titull”, u shpreh ai. 

Të ngjashme