Vojvoda asiston në përmbysjen e Torinos ndaj Sampdorias

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Torino ka shënuar fitore të madhe ndaj Sampdorias në udhëtim duke fituar me përmbysje 1:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në Serie A.

Caputo realizoi për vendasit qysh në minutën e 18-të të ndeshjes pas asistimit të Gabbiadinit, shkruan Gazeta Express.


Mërgim Vojvoda asistoi në golin e barazimit të Torinos ndaj Sampdorias.

Ai përmes një harkimi e gjeti bukur kokën e Singos, i cili e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë në minutën e 27-të.

Goli i fitores erdhi në minutën e 67-të kur Praet realizoi pas asistit të Lukic, duke i dhuruar Torinos një fitore të madhe.

Me këtë triumf, Torino shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e nëntë, kurse Sampdoria mbetet e 15-ta me 20 pikë të grumbulluara.

https://gorilla.cdnja.co/v/59/59nMg.mp4?token=O4AHuULUECVOhnVmHr_BXA&expires=1642263429

Të ngjashme