Vojvoda zyrtarizohet te Standard Liege

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është zyrtarisht lojtar i klubit të njohur belg, Standard Liege.

Mbrojtësi i krahut të majtë kaloi te Standardi nga Mouscroni.

Te klubi i tij i ri ai ka marrë fanellën me numrin 27.

Sivjet, Vojvoda me Mouscronin ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat me një gol të shënuar e një asistim. Klubit Mouscron, Vojvoda iu bashkua në vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme