Vokrri dhe Salihu marrin poste në organet e UEFA-s

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 15:59 | Nga

Pas pranimit të FFK-së në UEFA një vit më parë, krerët e FFK-së, presidenti Fadil Vokrri dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, emërohen në organet dhe trupat e UEFA-s, të cilët funksionet e tyre fillojnë t’i kryejnë nga 1 korriku 2017.

Kështu në letrën e UEFA-s, bëhet e ditur se presidenti i FFK-së Fadil Vokrri është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit dhe emërimi i tij mund të gjendet në faqen 27, ndërsa sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s (shih faqen 23). Të bashkëngjitur e keni edhe letrën nga UEFA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme