Vokrri: Është krenari të luash për vendin tënd

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 09:11 | Nga

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se është kënaqësi dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd në arenën ndërkombëtare.

Vokrri së fundi ka qenë i ftuar në emisionin e sportit ‘2:1’, ku ka qenë kritik ndaj lojtarëve, që sipas tij po janë në mëdyshje se a do të përfaqësojnë Kosovën në futboll a po jo.

Ai ka thënë se mundësinë që gjenerata e tij dhe shumë gjenerata tjera që nuk kishin, sot po e përbuzin shumë kosovar të rinj.

“Lojtarët tanë duhet ta dinë, gjithë ata që i kemi jashtë Kosovë që bëjnë veprimtarinë dhe zhvillojnë veprimtarinë, që është kënaqësi dhe krenari të luash për shtetin tënd, fatkeqësisht ne disa, gjenerata më e vjetër se kemi pasur atë mundësi”, ka deklaruar Vokrri.

“Kur i dëgjoj unë sot disa lojtarë, që thonë po presim, po shikojmë, ata edhe nuk kanë nevojë të vijnë të luajnë për Kosovën”, ka shtuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kreu i FFK-së po ashtu ka theksuar se është duke kërkuar takim me zyrën legale të FIFA-së. Sipas Fadil Vokrrit, nga Federata e Futbollit të Kosovs do të kërkohet që të lëshohet vendim nga kjo zyre, me qëllim që lojtarët me kombësi kosovare të mos përfaqësojnë shtetet tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme