Vokrri priti delegacionin e UEFA-s

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 13:33 | Nga

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri bashkë me nënkryetarin Agim Ademi, u takuan sot me delegacionin e UEFA-s për çështje të gjyqtarëve, Christopher Wilal, Vlado Shajin dhe Alan Souddy si dhe Jacques Bondallaz, nga zyra legjore për çështje sportive në UEFA.

Në takim ishin edhe kryetari i Komsionit të gjyqtarëve Përpraim Hasani, sekretari i Komisionit Adem Çollakaj dhe zyrtari përgjegjës për marrëdhënie për çështje të gjyqtarëve Visar Kastrati.

Kryetari i FFK-së duke Fadil Vokrri duke u dëshiruar mirëseardhje theksoi: “Ju falënderoj për mbështetje dhe ne edhe pse si federatë e re e anëtarësuar, eksitojmë shumë gjatë, por natyrisht se kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe besoj se do të na ndihmoni që sa më mirë e më lehtë ta kalojmë këtë tranzicion. Ju lutem ndjehuni si në shtëpinë tuaj”.

Nga delegacioni i UEFA-s, fjalën e mori Christopher Wilal, i cili duke falënderuar për mikpritje tha se këtu jemi për çështje të gjyqtarëve dhe të marrim sa më shumë informata për gjendjen e gjyqtarëve dhe kur të kemi një pasqyrë reale do të fillojmë punën dhe mbështejen tonë dhe ju do të jeni pjesë e Konventës së gjyqtarëve.

Për këtë kemi këtu edhe dy ekspertë të gjyqtarëve Alan Suoddy anëtar i Konventës dhe Vlado Shajin anëtar i Komitetit të Gjyqtarëve.

Ndërsa, Jacques Bondallaz tha se vërtet po ndihem si në shtëpinë time sepse kam previlegje dhe jam i gëzuar për dy arsye, jam edhe njeriu që kam qenë përgjegjës për aplikacionin tuaj dhe mund t’iu them se e kishim shumë të vështirë sidomos në Budapest, por ne i kaluam këto sfida dhe unë uroj që të keni shumë suksese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme