Volejbollistët serbë të BeH nuk do të luanin kundër “të ashtuquajturës” Kosovë

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Volejbollisti i përfaqësueses së Bosnjës e Hercegovinës, Miullosh Popoviq, ka deklaruar se ai dhe anëtarët e tjerë të ekipit nga Republika Serbe me siguri nuk do të luajnë kundër, siç e quan shtypi serb, të ashtuquajturës Kosovë në Novi Pazar, nëse ndodh paralajmërimi i presidentit të Federatës së Volejbollit, Ali Fatiqit, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Politika”, transmeton Koha.net.

Fatiqi kohë më parë, pas njoftimit se volejbollistët e Serbisë do të zhvillojnë në Palle ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit, paralajmëroi një mundësi të tillë për volejbollistët e BeH.

“Federata kupolë përbëhet nga Federata e Republikës Serbe dhe ajo e Federatës së Bosnjës e Hercegovinës dhe unë, sikundër edhe përafërsisht 60 për qind e anëtarëve të seleksionit A, në përfaqësuesen e BeH, përfaqësoj Federatën amë dhe Republikën Serbe”, ka thënë volejbollisti Popoviq. “Prandaj me siguri asnjëherë dhe në asnjë rast nuk do të luaja kundër Kosovës së vetëshpallur, ndërsa nga biseda me kolegët kam kuptuar se të gjithë lojtarët me kombësi serbe mendojnë njësoj si unë. Jam serb, nuk e pranoj pavarësinë e Kosovës dhe pikë”, i ka deklaruar Popoviq gazetës “Zëri Serb”, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme