Vorskla fiton me golin e Dallkut

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 10:29 | Nga

Qendërmbrojtësi Ardin Dallku i ka siguruar fitoren skuadrës së Vorsklas në udhëtim ndaj Karpatyt.

Dallku ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes, që u zhvillua të shtunën në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit ukrainas, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ka luajtur gjatë tërë ndeshjes, kurse golin e ka realizuar në minutën e 90-të.

Për Dallkun ky ishte goli i parë këtë edicion. Me këtë fitore Vorskla është ngritur në kuotën e 12 pikëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme