Vrasësit të babait të Michael Jordanit i jepet lirimi me kusht në vitin 2023

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Njërit prej dy persona të dënuar për vrasjen e babait të yllit të basketbollit, Michael Jordan, në vitin 1993, i është dhënë lirimi me kusht, raporton Reuters.

Larry Demery, 45, do të lirohet me kusht më 6 gusht 2023, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Lirimit me Kusht të Karolinës Veriore, transmeton KOHA.

Demery ishtë dënuar me burgim të përjetshëm plus 40 vjet më 1995, pasi ishte deklaruar fajtor për vrasjen e shkallës së parë dhe akuza për vjedhje të armatosur në vdekjen e James Jordan në Robeson County, N.C. Ai u ridënua me burgim të përjetshëm më 2008, por një gabim u gjet në fillimin e këtij dënimi, duke e bërë atë të pranueshëm për lirim me kusht.

James Jordan ishte vrarë më 23 korrik 1993, pasi ishte ndalur në një autostradë për marrë një sy gjumë.

Demery dhe Daniel Green e qëlluan atë, i vodhën makinën dhe e hodhën trupin, që nuk ishte gjetur për 11 ditë në një moçal në Karolinën e Jugut.

Micheal Jordan nuk ka komentuar ende asgjë publikisht rreth kësaj çështje.

Kjo ngjarje kishte pasur një ndikim shumë të madh te Michael Jordani, i cili ishte tërhequr nga basketbolli më 6 tetor 1993, me qëllimin për t’u pensionuar përgjithmonë. Por, ai u rikthye pas dy vjetësh në elitën e basketbollit amerikan, më 18 mars 1995.

Njoftimin për rikthimin e tij në basketboll ai e kishte bërë me vetëm dy fjalë gjatë një konference për media: “Jam kthyer”.

Të ngjashme