Vrasjet e Kennedy dhe King, terrorizmi dhe vdekja e Kobe – pesë rastet e vetme kur u shtynë ndeshjet në NBA

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Presioni i madh pas vdekjes së Kobe Bryant, e detyroi NBA të shtyjë një lojë vetëm për herë të pestë në histori të kësaj lige.

Tragjendia e një prej basketbollistëve më të mirë në histori ka shokuar tifozët, lojtarët dhe trajnerët në NBA, të cilët tentuan të shtynin ndeshjet e ditës së diel, pak orë pas njoftimit për vdekjen e Kobe Bryant.

NBA kishte vendosur që ndeshjet duhej të luheshin, por në fillimin e së cilës përballje, i bëhej një nderim Kobe Bryant, me lojtarët që brenda 24 sekondave të parë, nuk bën asnjë veprim në parket.

Megjithatë, një ndeshje është shtyrë, ajo mes Lakers dhe Cliperrs, që njihet si derbi i qytetit në Los Anxhelos.

Kjo ishte vetëm hera e pestë në historinë e NBA që një ndeshje është shtyrë për arsye tjera, dhe jo për motin e ligë.

Deri më tani, ndeshjet janë shtyrë shkaku i tragjedive të mëdha kombëtare, siç janë vrasja e John Kennedy në vitin 1963 dhe Martin Luther King në vitin 1968.

Dy arsyet tjera që çuan në shtyrjen e ndeshjeve, janë bombardimi i maratonës së Bostonit në vitin 2003 dhe masakra në shkollën e mesme në vitin 1999 në Columbine.

Të ngjashme