Vritet futbollisti pasi publikoi fotografi në shtrat me gruan e dikujt tjetër

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Një futbollist brazilian është vrarë brutalisht pasi ai ka postuar fotografinë e tij në shtrat me gruan e një personi tjetër.

Ylli i San Paulos, Daniel Correa Freitas u gjet i vdekur më 27 tetor në qytetin e Sao Jose don Pinhais në jug të Brazilit.

Atij iu ça fyti dhe iu prenë organet gjenitale.

Biznesmeni 38 vjeçar, Edson Brittes u arrestua tri ditë më vonë dhe pranoi të ketë vrarë futbollistin 24 vjeçar, në një “moment çmendurie”, pas e kapi atë me bashkëshorten, Cristiana.

Daniel, ishte ftuar në një festë ditëlindje të vajzës së çiftit Allah, që  po festohej në një klub nate. Më pas ai vazhdoi në shtëpinë e familjes ku edhe qëndroi në të njëjtin shtrat me nënë e Allanës. Fotografitë tregonin qartë se Cristiana Brittes ishte në gjumë në atë kohë përderisa Daniel postoi fotografinë në një grup në Whatsapp.

Policia më pas bëri të ditur se besohet që Daniel ishte rrahur për vdekje në këtë shtëpi, përpara se trupi i tij të gjendej në bagazhin e një makine e më pas të hidhej.

Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre të dyshuar të tjerë: David Willian Vollero da Silva dhe Igor King, të cilët janë miq të Allanës, raporton Indeksonline.

Ndërkohë avokati i familjes tha se u dëgjuan britma që erdhën nga dhoma e Cristianës dhe sipas miqve të tjerë u tha se Daniel kishte tentuar të përdhunonte atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme