Vritet ish-basketbollisti Andre Emmett

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Andre Emmett ka vdekur në moshën 37 vjeçare.

Ish-basketbollisti i cili luajti për Texas Tech, u gjet i vrarë në mëngjesin e së hënës në Dallas, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Andre u vra nga dy burra ndërsa ishte i ulur në makinën e tij para shtëpisë.

Burrat nxorën një armë, ndodhi një grindje dhe Andre u qëllua ndërsa po ikte, tha policia. Ata nuk e kanë bërë të ditur ende motivin.

Ai u shqiptua i vdekur në një spital.

Andre luajti në Texas Tech për katër vjet.

Të ngjashme