Vritet kampionia evropiane e golfit

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 16:28 | Nga

Një burrë u akuzua për vrasje, disa orë pas u gjet e vdekur lojtarja e golfit, Celia Barquín Arozamena në fushën e golfit në Iowa.

22 vjeçarja fitoi Kampionatin Europian të Femrave në korrik dhe ishte një atlete kryesore e studenteve në “Iowa State University”.

Barquin u gjet e vdekur nga policia, e cila tha se humbi jetën si pasojë e një sulmi, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.

Collin Daniel Richards, gjithashtu 22 vjeçar është akuzuar për vrasjen e kampionës së golfit, thotë policia.

Sulmuesi nuk kishte asnjë adresë të njohur sipas deklaratës së tyre.

Të ngjashme