Vritet me armë futbollisti shqiptar në Greqi

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla, ku sipas asaj që raportojnë mediat greke kanë qënë fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe më pas kanë gjetur 18-vjeçarin të mbuluar me gjak.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, është qëlluar me një plumb pas shpine sipas asaj që raporton policia e Kavalas.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje.

Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim lëndësh narkotike.

Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Ndërkohë në polici është shoqëuar një person që ishte pranë asaj që ndodhi dhe dyshohet të jetë autori i krimit, shkruan Albeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme