Vritet me thikë gjyqtari italian De Santis së bashku me të dashurën

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari i Serie B dhe Serie C, Daniele De Santis dhe është vrarë së bashku me partneren në banesën e tij në Lecce të hënën mbrëma.

Sipas La Repubblica, 33-vjeçari dhe e dashura e tij 30 vjeçare, Eleonora Manta, janë gjetur të therur për vdekje.

Miqtë e kanë parë një mashkull duke ikur nga vendi i ngjarjes me thikë në dorë, mirëpo nuk kanë arritur ta identifikojnë.

De Santis ka qenë fillimisht gjyqtar në nivelet e Serie C, ndërsa gjatë karrierës së tij ka ndarë drejtësinë në 130 ndeshje zyrtare.

Në vitin 2017, ai debutoi në Serie B si gjyqtar i katërt në ndeshjen Pisa-Benevento.

Të ngjashme