Vrsaljko kthehet në Serie A?

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 12:53 | Nga

Sime Vrsaljko pritet të kthehet në Serie A.

Interi e ka zgjedhur, por edhe kroati Sime Vrsaljko e ka vendosur dëshiron që të bëhet zikaltër.

Duket se Interi e ka gjetur tek Atletiko Madrid mbrojtësin e krahut të djathtë që po kërkon me ngulm këtë merkato.
Negociatat duket se po shkojnë mirë, pasi të dyja palët kanë shprehur dëshirën për të pasur një bashkëpunim në vitet e ardhshme, e arritja e një marrëveshjeje nuk duket të jetë e largët.

E ata që duhen bindur janë vetëm drejtuesit e madrilenëve, e kjo është pengesa e vetme para se “dashuria” e re të lulëzojë.

Paraqitja e mirë e Vrsaljko në Rusi 2018 e komplikon paksa situatën, pasi për Atletico Madrid vlera e kartonit të 26-vjeçarit është rritur krahasuar një muaj më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme