Vukshinaj fiton sërish

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Boksieri i pamposhtur shqiptar, i kategorisë së mesme, Faton “El Vulcano” Vukshinaj ka arritur të shënojë mbrëmë një fitore kundër kampionit aktual të Çekisë në kategorinë e mesme 72,5 kg.

Vukshinaj e rrëzoi kundërshtarin David Bauza që në fillim të duelit, në raundin 1, me një goditje të fuqishme në trup. Vukshinaj megjithatë fitoi vetëm pas tetë raundeve të caktuara duke e mbyllur vitin me fitore.

Tani kampi i Vukshinajt ka shprehur ambicie më të mëdha për vitin e ardhshëm.

“Fatoni tani e ka kaluar fazën themelore të një karriere të mirëfilltë profesioniste, në vitin 2019 mund të boksojë pa problem 10 apo 12 raunde, pra duele për tituj internacional. Jam në bisedime me disa Promotorë që tani dhe pas një pushimi disa javor që i duhet Fatonit tani, mund të vendosim për hapat e radhës”, ka thënë menaxheri i tij, Luan Dreshaj.

Dreshaj ka fituar nëntë nga 10 duelet në 22 muaj në boksin profesionist. Një takim përfundoi baras.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme