Vushtrria, kampione e Ligës së Parë në konkurrencën e femrave në basketboll

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Vushtrria është shpallur kampione e Ligës së Parë në konkurrencën e femrave.

Skuadra vushtrriase në finale e tretë të ‘play-offit’ ka shënuar fitore ndaj United Basketball me shifrat 66-62.

Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra nga Gjilani 85:64, kurse sfidën e dytë skuadra vushtrriase 70-62, pas vazhdimeve.

Vushtrria në gjysmëfinale kishte mundur AA Kerasan Prishtinën, kurse United Basketball kishte eliminuar Junior 06.

Kupën skuadrës fituese ua dorëzoi Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Vushtrria edicionin e ardhshëm do të luajë në EBC Ligën e Femrave, ku e pret një garë shumë interesante.

Të ngjashme