Vushtrria nderon Rashicën, tregon se fitoi 100 mijë € nga transferimi

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i klubit të Vushtrrisë, Naser Imeri, i ka dhuruar një mirënjohje futbollistit të Ëerder Bremen, Milot Rashicës.

Ai bëri të ditur se Vushtrria ka fituar 100 mijë euro pas kalimit të Rashicës te klubi gjerman.

Këto para Vushtrria i ka shfrytëzuar gjatë dy edicioneve të fundit, ku arriti edhe inkuadrimin në Superligë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Sot i dhurova mirënjohje për kontributin dhe imazhin e dhënë për klubin tonë, krenarisë së Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës – Milot Rashicës.

Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoj një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetsoj punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Werderit.

Këto para të Milotit u shfrytëzuan për sezonet 2017 dhe 2018 ku President i klubit isha unë, dhe rezultoi edhe arritja e synimit tonë Superligës.

Faleminderit Milot që na bënë krenar dhe jep kontribut të madhë për Vushtrrin e Kosovën. I arritësh majat e futbollit botëror.

Të ngjashme