Wallin gjen inspirimin te humbja e babait

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Babai i Otto Wallinit kishte ëndërruar të shihte të birin e tij të boksonte në skenën e madhe të boksit në Las Vegas.

Të shtunën mbrëma në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, Wallin do të përballet me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, britanikun e pamposhtur Tyson Fury.

Është një kulminacion i 13 vjetëve në ring për suedezin dhe një produkt i bisedave të pafundme me babanë e tij, që ishte i obsesionuar pas Muhammad Ali.

“Babai im ndërroi jetë në maj. Ai pësoi sulm në zemër, ishte shumë e papritur”, ka thënë Wallin. “Ai ishte në Amerikë me mua në prill dhe më pas u kthye në shtëpi dhe për fat të keq ndodhi sulmi. Ishte 68-vjeçar”.

Zëri i Wallinit është i fortë dhe nuk ka dridhje ndërsa shpjegon humbjen e babait të tij. Ai ka mbajtur zi, ka gjetur një shpërqendrim të mirëseardhur duke u fokusuar në atë që do të jetë nata e tij më e madhe sportive.

Ndonëse është i gjatë 197 centimetra, majtak, dhe i pamposhtur në 20 meçet në boksin profesionist, 28-vjeçari vlerësohet si pengesë e lehtë për Furyn, ku gjasat e tij janë vlerësuar minimale si nga tifozët, ashtu edhe nga analistët dhe po ashtu nga boksierët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme