Warnock: Unë mund ta kisha transferuar Van Dijk për gjashtë milionë euro

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit ka qenë në formë të mirë gjatë këtij sezoni dhe menaxheri i Cardiffit kishte shansin që ta siguronte atë për një çmim më të ulët, përcjell Klan Kosova.

Neil Warnock pretendon se mund te ketë nënshkruar Virgil van Dijk për gjashtë milionë euro në Crystale Palace, vetëm se i kishin thënë se është lojtar i ngadaltë.

“Ne mund ta kishim blerë atë në Crystal Palace për 6 milionë funte, por skauteri im më tha se ishte shumë i ngadalshëm. Unë mendoj se ai është ende më i mirë”, është shprehur trajneri.

Holandezi ka qenë në formë të mirë me ekipin e Jurgen Kloppit në këtë sezon duke pranuar vetëm tre gola në Premier League.

27-vjeçari do të luajë në këtë fundjavë kur “Të Kuqtë” përballen me Cardiff Cityn, klubi aktual i Warnockit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme