Warriors fiton kundër Raptors për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin e NBA

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Golden State Warriors ka arritur t’i mbajë gjallë shpresat për një titull të tretë radhazi të NBA, pasi që fitoi me rezultat 106:105 kundër Toronto Raptors në ndeshjen e pestë në serinë finale.

Raptors, që është në kërkim të titullin të parë të NBA, ishte duke kryesuar me fitore 3:1, një epërsi që është kthyer vetëm një herë më parë në histori në finaleve të NBA. Skuadra e parë që i arrin katër fitore shpallet kampione.

Stephen Curry i shënoi 31 pikë për Warriors, të cilët e humbën përsëri Kevin Durantin në çerekun e dytë të ndeshjes për shkak të një lëndimi. Kjo ishte ndeshja e parë në të cilët Duranti luajti pasi që në katër ndeshjet paraprake e kishte pasur të pamundur të luajë për shkak të një lëndimi.

Raptors e kanë edhe një mundësi për ta fituar titullin e NBA qysh në herën e parë në finale. Ndeshja e radhës do të zhvillohet të premten në Oakland. Nëse Raptors fitojnë, ata shpallen kampionë. Nëse Warriors fiton, kampioni do të vendoset në ndeshjen e shtatë, që zhvillohet në Toronto të dielën.

Curry e përshkroi këtë ndeshje si “fitore apo vdekje”, duke shtuar: “Pjesa e dytë nuk ishte e bukur, por ne vetëm kishim nevojë t’i shënonim ata kosha”.

Megjithatë, festa e tyre u zvogëlua nga lëndimi i Durantit, i cili u kthye dje pasi kishte munguar në nëntë ndeshjet e fundit. Ai u largua nga stadiumi me paterica dhe sot do t’i bëjë ekzaminimet me stafin mjekësor të klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme