The Washington Post shkruan që shqiptarët ngritën fonde për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 19:02 | Nga

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga pesë mijë franga nga FIFA pasi që në fitoren ndaj Serbisë në Kupën e Botës festuan duke e bërë shqiponjën dykrenare.

Me të marrë vesh këtë lajm, shumë shqiptarë dhuruan para për ta paguar dënimin e tyre, dhe ky lajm ka marrë dhenë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta prestigjioze The Washington Post ka publikuar dy fotot e shqiptarëve të Zvicrës teksa bëjnë shqiponjën, bashkë me titullin: “Kur FIFA dënoi lojtarët zviceranë për nderimin e shqiptarëve, kosovarët ngritën fonde”.

“Ata filluan një faqe GoFundMe, dhe brenda orësh, ngritën mjaftueshëm para që ta mbulojnë dënimin prej 25 mijë dollarësh nga FIFA kundër Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, që kanë prejardhje shqiptare, si dhe bashkëlojtarit të tyre Stephan Lichtsteiner (i cili po ashtu e kishte bërë shqiponjën)”, vijon The Post.

“Të gjithë ne ishim shumë të zhgënjyer dhe të befasuar që lojtarët zviceranë ishin dënuar thjesht pse kanë bërë një gjest që i identifikon shqiptarët. Nuk është shenjë urrejtjeje”, ka shkruar Drini Zatriqi në një mesazh elektronik për The Washington Post.

“Nuk është shenjë racizmi”.

“Është një shenjë që e bëjmë për të shfaqur gëzim dhe krenari”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme