Wayne Rooney bëhet trajner i skuadrës angleze

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Wayne Rooney mund të vendos të marrë punën e parë në rolin e trajnerit.

Ish sulmuesi i Manchester United, tani pjesë e Derby në Championship, mund të zëvendësojë trajnerin e kësaj skuadre Phillip Cocu, raportojnë mediet në Angli.

Shkarkimi i Cocu mund të vijë që sot (e premte) me një humbje kundër Nottingham Forest.

Rooney shihet si personi i parë për të pasuar Cocu.

Pas gjashtë xhirosh, Nottingham Forest renditet në vendin e 20, me vetëm 4 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme