“We love Kosovo”, tifozët anglezë në festë – të mahnitur me mikpritjen

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 12:59 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tifozët anglezë qysh në orët e hershme të së dielës kanë filluar të festojnë nëpër kafenetë e Prishtinës, raporton EkonomiaOnline.

 Ata shihen mjaftë të lumtur, madje edhe po tregojnë dashurinë e tyre për Kosovën, e kryesisht për mikpritjen e ngrohtë.

Tifozët anglezë po e tregojnë edhe dashuri për vendin tonë duke brohoritur “We love Kosovo, We do,  Kosovo we love you” janë thirrjet e tifozëve anglezë në Prishtinë.

Në një prononcim për Ekonomia Online, njëri nga tifozët Tom Brooks, tha se në  ndeshjen e sotme mund të jetë fituese edhe Kosova, pse jo.

Një tjetër tifoz thotë se Kosova është brilante dhe mund të dalë fituese sonte.

Kosova dhe Anglia në orën 18:00 do të zhvillojnë ndeshjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë e për këtë ndeshje janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të shkojë gjithçka në rregull.

Lexo më shumë:

Të ngjashme