Wenger: Aubameyang ka ndikuar në vetëbesimin e Lacazette

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 09:09 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang ka ndikuar edhe në vetëbesimin e Alexander Lacazette.

Sulmuesi francez, Alexander Lacazette ishte fytyra tragjike në derbin ndaj Tottenhamit, pasi dështoi të shënonte edhe pse ishte disa herë i vetëm me portierin.

Sipas trajnerit Arsene Wenger arsye për këtë mungesë vetëbesimi është edhe transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang.

“Ai është shumë i mirë një me një me portierin”, tha fillimisht Wenger.

“Ndoshta vetëbesimi i tij nuk është në lartësinë e duhur, sepse ka parë që ka ardhur një konkurrent në pozitën e tij”.

Aubameyang që prej transferimit në Arsenal ka luajtur nga fillimi, ndërsa Lacazette ka qëndruar në bankën rezervë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme