Wenger: Humbja e Ronaldos, gabimi më i madh në karrierë

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 09:17 | Nga

​Wenger pendohet që dështoi ta transferojë Ronaldon në Arsenal në vitin 2003.

Arsene Wenger e konsideron mos transferimin e Cristiano Ronaldos si pendimin më të madh në karrierë duke thënë se portugezi mund të kishte ndryshuar për të mirë historinë e Arsenalit.

Përgjatë 22 viteve te Topçinjtë, Wenger ka përjetuar humbej të shumta të lojtarëve në transferimi. Disa ikona i kanë shpëtuar nga duart Wengerit.

Ata kanë qenë në garë edhe për Ronaldon, që po bëhej gati të largohet nga Sportingu në vitin 2003, por negociatat ngecën dhe Manchester Unitedi u tregua më i zoti duke e transferuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në Old Trafford për 12 milionë funte (16 milionë dollarë).

Wenger ka folur për sajtin e Arsenalit për këtë dështim, për çka edhe thotë se është pendimi më i madh në karrierë: “Lojtarët që kemi humbur, i pari që më shkon gjithmonë në mendje është Ronaldo”.

“Ai ishte këtu me nënë e tij dhe ishim shumë afër transferimit. Më pas doli Man Unitedi dhe ata kishin Carlos Queiroz në atë kohë, që ishte ndihmës trajner i tyre. Unitedi luajti miqësore me Sporting Lisbon, Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm dhe nënshkruan me të”, shtoi Wengeri.

“Mund të imagjinoni se si do të ishte të kesh në një skuadër së bashku Thierry Henry e Ronaldo. Më vonë, Unitedi së bashku kishte Rooney, Ronaldo dhe Van Nistelrooy, duke bërë një ekip të shkëlqyer me Giggsin e Scholsin gjithashtu. Ata (Henry e Ronaldo së bashku), mund të kishin ndryshuar historinë time këtu e të Arsenalit gjithashtu”, theksoi mes tjerash Wenger.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme