Wenger: Largimi i Neymarit do të kishte ngjallur eksodin e yjeve në PSG

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Arsene Wenger ka thënë se nëse Neymar do të largohej në këtë afat nga Paris Saint-Germian, do të ngjallte dëshirën e shumë lojtarëve për t’u larguar nga klubi.

Lojtari 27-vjeçar e kishte kërkuar me ngulm largimin nga Ligue 1 në këtë afat kalimtar, me Barcelonën dhe Real Madridin të interesuar për të.

Por, pasi kampioni i ligës franceze kërkonte shumë të madhe për ta lënë brazilianin e rebeluar të largohej nga skuadra, atëherë Neymar vendosi të qëndronte në Parkun e Princave.

Ish-trajneri i Arsenalit ka thënë se kjo gjë është e mirë, pasi largimi i brazilianit do të ngjallte dëshirën e lojtarëve të tjerë për t’u larguar nga Parisi.

“Unë mendoj se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe jam i lumtur që ai po qëndron në PSG,” ka thënë Wenger për BeIN Sports.

 “Sepse kur humbni një nga dy ose tre lojtarët tuaj më të mirë në botë, ligji në botën tonë është që vitin e ardhshëm të humbni tjetrin”.

“Është shumë e vështirë të kesh lojtarë që bëjnë ndryshime, edhe kur keni shumë para. Kur i keni, duhet t’i mbani”.

 “Kur doni të mbani një lojtar, është më mirë ta bindni se sa i rëndësishëm jeni për të, sesa t’i jepni atij shansin zero për t’u larguar”, ka shtuar më tej ish-strategu i The Gunners.

Sulmuesi i nënshtrohej disa ofertave nga klubi i tij i mëparshëm, ku Barcelona ofronte lojtarë plus para për brazilianin në shumë raste. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme