Wenger: Mbajtja e vendit të punës, brenga ime e fundit

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 16:31 | Nga

Arsene Wenger ka thënë se ruajtja e vendit të punës si trajner i Arsenalit është brenga e tij e fundit, përkundër faktit se i ka humbur gjashtë nga 12 ndeshjet e luajtura më 2018.

“Topçinjtë” do të jenë nikoqirë të Manchester Cityt në një ndeshje të Premierligës të enjten, vetëm katër ditë pasi humben 3-0 në finalen e Kupës së Ligës në “Wembley”, transmeton Express.

Arsenali është jashtë top katërshes më 10 pikë më pak se Tottenham që është i katërti dhe 27 pikë më pak se lideri Manchester City.

Wenger, i cili është trajner i Arsenalit që nga viti 1996, ka thënë se habitet sesi i duhet t’iu përgjigjet pyetjeve për të ardhmen e tij si trajner i Arsenalit.

“Unë e kam refuzuar tërë botën për t’i respektuar kontratat e mia”, ka thënë Wenger.

“Pozita ime është brenga e fundit që kam momentalisht. Brenga ime është ta bëj skuadrën të përqendrohet për ndeshjen e nesërme”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme