Wenger: Për të mbijetuar si menaxher duhet t’i kontrollosh emocionet

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 15:52 | Nga

Arsene Wenger në konferencën e tij të fundit për media si menaxher i Arsenalit, ka thënë se është dashur t’i kontrollojë instinktet e tij kafshërore për të qenë i suksesshëm në zejen e trajnerit.

Francezi do t’i jap fund karrierës së tij 22 vjeçare me klubin nga Londra dhe në konferencën e fundit ka thënë se kurrë nuk ka shfaqur qëndrimin e tij të vërtetë në bankën rezervë.

“Jam pasionant dhe e kuptova se nëse doja të mbijetoja në këtë punë, duhet të kontrolloja emocionet e mia”, ka thënë Wenger.

“Në moshën 33-vjeçare isha në krye të një ekipi të madh në Francë, tani jam 68-vjeçar dhe kurrë nuk jam ndalur”, ka shtuar ai.

“Është një proces i gjatë mësimi për të kontrolluar atë që je në të vërtetë. Kjo përfshinë kontrollin e një kafshe që është brenda jush dhe që ju ndihmon derisa kaloni periudha fantastike siç kisha unë në jetë dhe periudhave të vështira”.

Krejt në fund të konferencës, Wenger ka thënë se është ndjenjë e çuditshme largimi nga Arsenali pas 22-vjetësh në klub.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme