Wenger refuzon FIFA-n, dëshira e tij është të drejtoj skuadër

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Arsene Wenger është duke kaluar ende pushimet që nga koha kur u largua nga Arsenali.

Tekniku francez pati shumë oferta në drejtim të tij, por ende asnjëra nga to nuk e ka bindur për tu rikthyer që të trajnoj.

Së fundmi ka qenë shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA që i ka ofruar një punë francezit, por ai e ka refuzuar atë.

Wenger ka mundur të jetë një drejtor menaxheria në FIFA, por arsyeja që francezi e refuzoi atë është se dëshiron të tranojë ende.

E përditshmja angleze The Mirror, ka raportuar se Wenger është duke pritur një ofertë nga një skuadër, por që emri nuk është bërë i ditur.

Mediumi anglez beson se tekniku francez nëse nuk merr drejtimin e ndonjë skuadre, atëherë do të jetë trajner i ndonjë Kombëtare që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, Katari 2022. 

Të ngjashme