Wenger: Sanchez do të qëndroj te Arsenali

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 18:57 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger këmbëngul se Alexis Sanchez do të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm, potencialisht duke i dhënë fund lidhjeve të Juventusit me kilianin.

Juventusi ka qenë i lidhur fort me një lëvizje verore për sulmuesin 28-vjeçar, i cili ka shënuar 19 gola dhe ka siguruar nëntë asistime në Ligën Premier këtë sezon.

Megjithatë, trajneri francez i Arsenalin është përkujdesur që ta mohoj një largim të Sanchezit nga Topçinjtë drejt Serie A.

Komentet u bënë pasi yllit kilian shënoi golin vendimtar në kohë shtesë ndaj Manchester Cityt për të dërguar londinezët në një finale të 20 në Kupën FA.

“Alexis Sanchez është vetë skuadra”, ka thënë trajneri veteran për shtypin pas ndeshjes.

“Ai kishte probleme në fillim dhe u bë më i fortë dhe më i fortë me kohë”.

“Ai është një kafshë, gjithmonë gati për të vrarë kundërshtarin, ai kurrë nuk do të heqë dorë, ai do të jetë këtu vitin e ardhshëm, sepse ai ka një kontratë dhe shpresojmë se do të arrijmë ta zgjasim”, përfundoi Wenger.

Të ngjashme