Wenger: Do të shesim lojtarë

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 10:09 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se disa lojtarë do të largohen gjatë verës nga “Emirates Stadium”.

“Topçinjtë” kanë shpenzuar shumë këtë afat kalimtar duke transferuar Alexandre Lacazetten dhe Sead Kolasinac, sulmuesi francez u bë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

Wenger thotë se numri i lojtarëve që ka në skuadër duhet të reduktohet dhe dy futbollistët që për të cilët është përfolur më së shumti se do të largohen, janë Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud.

“Të jem i sinqertë, numri është i madh dhe disa lojtarë duhet t’i lëmë të largohen”, tha Wenger pas triumfit në Superkupën e Anglisë, ku e mposhti me anë të penalltive Chelsean.

“Konkurrenca e tepruar është e dëmshme, por edhe mos konkurrenca është e dëmshme gjithashtu”, tha Wenger.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme