Wenger thyen heshtjen, flet pas njoftimit për largim nga Arsenali

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 14:51 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ka pasur ditë të vështira që kur njoftoi për largim prej klubit pas 22-vjetësh në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, në deklaratën e parë që prej njoftimit të së premtes, Wenger nuk ka sqaruar përse ka vendosur të largohet nga Arsenali këtë verë.

Në intervistën e parë për Sky Sports, Wenger ka thënë se është i fokusuar të fitojë ndeshjet e mbetura të sezonit dhe dëshiron ta lë klubin në pozitë të mirë për pasuesin e tij.

“Do të flas për këtë më vonë. Për momentin, është e rëndësishme të fokusohemi në rezultatet e ndeshjeve të ardhshme. Do të flasim pas sezonit, ndoshta”, ka thënë ai. “Kjo është puna ime dhe më duhet të ndaj emocionet dhe ndjenjat. Ajo që është e rëndësishme është puna dhe dua ta bëj punën time deri në fund. Ka qenë javë e çuditshme, por kam pasur këtë pune qe një kohë shumë të gjatë dhe kam kaluar nëpër disa periudha të vështira, andaj jam mësuar me situatat e vështira”.

Arsenali pret West Hamin me fillim prej orës 14:30, ndërsa deri në fund do të luajë edhe me Manchester Unitedin, Burnleyn, Leicesterin e Huddersfieldin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme