Werder Bremeni shkruan për ndeshjen Çeki – Kosovë: Rashica apo Pavlenka, dilemë se cilin ta përkrahim

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Werder Bremeni i ka dëshiruar fat Milot Rashicës për përballjen ndaj Republikës së Çekisë, por me dilemë.

Kosova do të përballet me çekët nga ora 20:45 në ‘Dossan Arena’ në Plzen për kualifikimet në Euro 2020.

Skuadra gjerman i ka dëshiruar fat anëtarëve të tyre, Milot Rashicës dhe portierit të Çekisë, Jiri Pavlenka, por që kanë dilemë se cilin prej tyre ta përkrahë.

“Republika e Çekisë vs Kosova. Ndeshja e madhe për djemtë tanë, Jiri dhe Milot, dilemë e madhe për tifozët tanë”, ka shkruar Werderi në llogarinë në Twitter.

Rashica do ta ketë sonte të gjithë barrën mbi supe, pasi Vedat Muriqi është i lënduar dhe vushtrriasi do ta drejtojë sulmin. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme